Test Shtatzënie
TEST SHTATZËNIE I SAKTË DHE I KONFIRMUAR:
Gati për lexim brenda 1–3 minutash dhe ofron rezultat negativ ose pozitiv me 99% saktësi.
EFEKTIV NË FAZAT E HERSHME TË SHTATZËNISË:
Ky test shtatzënie zbulon një hormon të quajtur hCG në urinë, niveli i të cilit rritet shpejt në fillim të shtatzënisë. Ai mund të gjurmojë nivele shumë të ulëta të hormonit dhe t’ju tregojë nëse jeni shtatzënë 6 ditë para menstruacioneve të ardhshme.
Përmban 2 teste në çdo paketim.
Pse ta përdorni?
Nëse po përjetoni simptoma të hershme të shtatzënisë ose menstruacionet janë disa ditë me vonesë, ky test shtëpiak është një opsion i mirë për të filluar.
Conceive Plus ofron një set testesh shtatzënie që është mjaft i saktë dhe i ndjeshëm për të testuar 6 ditë para menstruacioneve të ardhshme.
Udhëzimet e përdorimit
1.Nxirrni pajisjen e testit nga paketimi dhe hiqni kapakun, në temperaturë ambienti.
2.Duke mbajtur pajisjen, urinoni mbi zonën e absorbimit për 10 sekonda derisa të laget plotësisht.
3.Vendosni sërish kapakun dhe mbajeni testin horizontal (të sheshtë).
4.Rezultati pozitiv mund të shfaqet që pas 1 minute. Rezultati negativ duhet të konfirmohet pas 3 minutash.
Kujdes:
Ruajeni në vend të thatë në 4–30°C. Mos e ngrini. Vetëm për përdorim diagnostik in-vitro(Pajisja është e destinuar vetëm për analiza që bëhen jashtë trupit). Jo për përdorim të brendshëm. Vetëm njëpërdorimsh. Mbajeni larg fëmijëve. Jo për përdorim si kontraceptiv. Mos e përdorni nëse paketimi është i dëmtuar. Mos e përdorni pas datës së skadencës.
Përfitimet kryesore:
•Zbulon herët shtatzëninë
•Rezultate për vetëm 1-3 minuta
•Lehtë për t’u përdorur dhe i përshtatshëm
•Test shtatzënie me 99% saktësi











