Regjistrohuni këtu dhe përfitoni ofertat fantastike!

Rreth Prime

E ardhmja është drejt produkteve eko-miqesore.

Prime Distributor Sh.p.k. është një kompani distribucioni themeluar në Dhjetor 2020, me seli në Tiranë, e fokusuar në përfaqësimin ekskluziv të brandeve ndërkombëtare premium në kategoritë e kujdesit për bebe, kujdesit personal dhe mirëqenies.

Ne bashkëpunojmë ekskluzivisht me marka që ndajnë të njëjtat vlera: cilësi të lartë, formulime natyrale, etikë dhe qëndrueshmëri. Ne ndërtojmë marka, duke kombinuar ekspertizë në shitje, marketing dhe logjistikë me një kuptim të thellë të tregut vendas.

Falë një rrjeti të gjerë partnerësh dhe një strukture të integruar operacionale, Prime Distributor ka arritur një rritje të qëndrueshme vjetore, duke u pozicionuar si një nga distributorët më të besueshëm për brande natyrale dhe të përgjegjshme në Shqipëri dhe Kosovë.

Vizioni Ynë

Të përkushtuar ti shërbejmë komunitetit tonë.

Ne jemi të motivuar çdo ditë për t'i ndihmuar bashkëpuntorët tanë të kenë akses në produkte premium.

Prime Distributor angazhohet të përfaqësojë çdo brand me përkushtim maksimal, integritet dhe profesionalizëm, duke investuar në zhvillimin e tij përmes shpërndarjes së strukturuar, marketingut strategjik dhe edukimit të tregut. Synimi ynë është që çdo partneritet të ndërtohet mbi besim të ndërsjellë, komunikim të hapur dhe plane të qarta rritjeje.

Ne besojmë se partneritetet e forta krijohen kur ekziston një vizion i përbashkët për cilësinë, qëndrueshmërinë dhe ndikimin pozitiv ndaj konsumatorit dhe komunitetit. Prandaj, misioni ynë është të jemi një partner i besueshëm dhe afatgjatë, që kontribuon realisht në suksesin dhe pozicionimin e markave që përfaqëson në Shqipëri dhe Kosovë.