Byzylyk kundër mushkonjave dhe rriqrave për fëmijë
Byzylykët e dorës PARA’KITO® për fëmijë janë të rregullueshëm, të papërshkueshëm nga uji, të rimbushshëm dhe plotësisht natyral! Fëmija juaj do të ketë deri në 15 ditë mbrojtje natyrale kundër mushkonjave.
- Siguron mbrojtje konstante deri në 15 ditë për mbushje/pelet (përfshihen 2 mbushje)
- Difuzon një përzierje të 7 vajrave esencialë natyralë – pa DEET
- Funksionon në të gjitha zonat me klimë të butë dhe tropikale. Madje është i papërshkueshëm nga uji!
- Për Fëmijë 3 deri në 7 vjeç – Byzylyk dore neopreni i rregullueshëm
- I lehtë për t’u përdorur – vendoseni në kyçin e dorës ose kyçin e këmbës
- I përparuar teknologjikisht – Prodhuar në Francë
Përdorimi:
- Fusni peletin në byzylykun e dorës
- Mbajeni atë në kyçin e dorës apo kyçin e këmbës ose mbajeni pranë
- Një pelet rimbushës përshtatet në mënyrë të sigurtë në xhepin rrjetë në pjesën e jashtme të byzylykut të dorës. Ndërsa përbërësit aktivë të vajrave natyralë lëshohen në ajrin përreth jush, ato ndihmojnë në maskimin e aromave të frymëmarrjes dhe trupit tuaj, duke e bërë më të vështirë për mushkonjat t’ju gjejnë. Super e thjeshtë, super efektive!
Kujdes:
Aksesorët dhe mbushësit PARA’KITO® mund të hidhen si mbeturina të zakonshme pa rrezik për mjedisin.
Mbajeni jashtë mundësive të kapjes nga fëmijët e vegjël kur nuk janë në përdorim. Mos lëpini ose gëlltisni peletat rimbushëse. Lani duart pas prekjes.
Përbërësit:
- Përbërësit aktivë
Vaj citronella 34.0%, vaj rozmarine 22.0%, vaj geranium 21.0%, vaj nenexhik 10.0%, vaj karafili 2.5%, vaj menteje 1.5%, vaj kanelle 1.0% - Përbërës inert
Vanilinë 8.0%
Pa DEET, pa OMGJ, pa gluten, pa paraben, pa ftalate, pa testime tek kafshët
Specifikimet e rripit të dorës
Rrethi: maksimumi 170 mm Gjatësia: 205 mm
minimumi 145 mm Gjerësia: 30 mm
Pesha: 10 gr Trashësia: 4 mm